EUROLONA

Rreth Nesh

Të nderuar vizitorë të ueb-faqes së kompanisë Eurolona, kemi kënaqësinë të ju japim disa informacione rreth aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve që ofron ‘’Eurolona’’.

Ferma dhe Qumështorja “Eurolona” është themeluar në vitin 2000 me aktivitet kryesor agrobiznesin duke përfshirë prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Në kuadër të kompanisë kemi fermën e lopëve qumështore, fermën për majmëri dhe fermën e pulave vojse. Po ashtu aktivitet i rëndësishëm në kompaninë tonë është prodhimi i kulturave bujqësore me fokus të veçantë në prodhimin e ushqimit dhe drithërave si: grurë, misër, elb, tërshërë, luledielli etj., për plotësimin e nevojave për ushqim të kafshëve në fermë dhe shitje.
Eurolona është fokusuar në zhvillim e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të kompanisë. Duke u përgjigjur ndaj kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve për produkte cilësore vendore, kemi investuar në teknologjinë përpunuese të qumështit, duke e zgjeruar ofertën tonë me produkte të reja me qëllim të përmbushjes së nevojave të konsumatorëve. Eurolona është importues i mëshqerrave barrëse të racave cilësore me prodhimtari të lartë të qumështit nga disa vende të Bashkimit Europian si: Gjermania, Çekia, Zvicra, Austria, Slovenia, Holanda etj., për nevoja të fermës Eurolona dhe furnizim të fermerëve Kosovar.
Në kuadër të kompanisë në hapësirat që posedojmë që nga viti 2002 ofrojmë edhe shërbimet e karantinës dhe transportit të kafshëve. Sot, Eurolona ka tri njësi biznesi: fermën, qumështoren, dhe tregtinë që mbulon një pjesë të tregut të Kosovës me produktet dhe shërbimet e saj. Prodhimtaria dhe shërbimet cilësore nga kompania Eurolona sigurohen nga 35 të punësuar, të kualifikuar dhe përvojë të gjatë në këtë fushëveprimtari. Cilësia dhe siguria e produkteve tona është e çertifikuar me standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, HACCP dhe ISO 9001:2008. Duke u mbështetur në strategjinë e zhvillimit të kompanisë, në përputhje me rendësinë e zhvillimit të këtij sektori kemi gjetur përkrahje edhe nga MBPZHR dhe donatorët si Bashkimi Europian, USAID, dhe konsulentë vendor dhe ndërkombëtar.