Kompania

Ferma dhe QumështorjaEurolona” është themeluar në vitin 2000 me aktivitet kryesor agrobiznesin duke përfshirë prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Në kuadër të kompanisë kemi fermën e lopëve qumështore, fermën për majmëri dhe fermën e pulave vojse. Po ashtu aktivitet i rëndësishëm në kompaninë tonë është prodhimi i kulturave bujqësore me fokus të veçantë në prodhimin e ushqimit dhe drithërave si: grurë, misër, elb, tërshërë, luledielli etj., për plotësimin e nevojave për ushqim të kafshëve në fermë dhe shitje.
Eurolona është fokusuar në zhvillim e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të kompanisë. Duke u përgjigjur ndaj kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve për produkte cilësore vendore, kemi investuar në teknologjinë përpunuese të qumështit, duke e zgjeruar ofertën tonë me produkte të reja me qëllim të përmbushjes së nevojave të konsumatorëve. Eurolona është importues i mëshqerrave barrëse të racave cilësore me prodhimtari të lartë të qumështit nga disa vende të Bashkimit Europian si: Gjermania, Çekia, Zvicra, Austria, Slovenia, Holanda etj., për nevoja të fermës Eurolona dhe furnizim të fermerëve Kosovar.
Në kuadër të kompanisë në hapësirat që posedojmë që nga viti 2002 ofrojmë edhe shërbimet e karantinës dhe transportit të kafshëve. Sot, Eurolona ka tre njësi biznesi: fermën, qumështoren, dhe tregtinë që mbulon një pjesë të tregut të Kosovës me produktet dhe shërbimet e saj. Prodhimtaria dhe shërbimet cilësore nga kompania Eurolona sigurohen nga 35 të punësuar, të kualifikuar dhe përvojë të gjatë në këtë fushëveprimtari. Cilësia dhe siguria e produkteve tona është e certifikuar me standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, HACCP dhe ISO 9001:2008. Duke u mbështetur në strategjinë e zhvillimit të kompanisë, në përputhje me rendësinë e zhvillimit të këtij sektori kemi gjetur përkrahje edhe nga MBPZHR dhe donatorët si Bashkimi Europian, USAID, dhe konsulentë vendor dhe ndërkombëtar.

Ferma dhe toka
Eurolona ka filluar aktivitetin e agrobiznesit pas vitit 2000 me rreth 15 krerë lopë qumështore dhe dy të punësuar dhe me pak mjete dhe mekanizëm bujqësor. Kurse aktualisht ka mbi 200 krerë gjedhe, me lopë qumështore rreth 120 krerë, rreth 40 mëshqerra, dhe 40 viça të racave cilësore qumështore.
Në kuadër të kompanisë tonë kemi edhe fermën e pulave vojse me kapacitet prej 6300 pulave.

Eurolona me privatizimin e ish-fermës së gjedheve në Miradi të Eperme dhe në kuadër të së cilës është edhe toka bujqësore ka arritur synimin e saj për një ardhme të qëndrueshme të kësaj veprimtarie. Gjithashtu duke investuar në mekanizmin e nevojshëm bujqësor me qëllim të rritjes të efikasitetit dhe cilësisë.
Çdo vit mbjell kultura të ndryshme bujqësore në rreth 400 – 500 hektarë tokë, për nevojat e fermës dhe për shitje.
Zhvillimi i vazhdueshëm i kompanisë ka rezultuar me rritjen e numrit të punësuarve dhe sot Eurolona ka mbi 35 punëtorë të rregullt dhe dhjetëra të punësuar sezonal.

Tregtia
Eurolona si aktivitet biznesi ka edhe tregtimin dhe shitjen e kafshëve dhe kulturave bujqësore.
Eurolona është importues i mëshqerrave barrëse të racave cilësore me prodhimtari të lartë të qumështit nga disa shtete të Bashkimin Europian, si Gjermania, Çekia, Zvicra, Austria, Slovenia, Holanda etj., për nevoja të fermës Eurolona dhe furnizim të fermerëve Kosovar.
Po ashtu aktivitet i rëndësishëm në kompaninë tonë është prodhimi dhe tregtimi i kulturave bujqësore me fokus të veçantë në prodhimin e ushqimit dhe drithërave si: grurë, misër, elb, tërshërë, luledielli etj., për plotësimin e nevojave për ushqim të kafshëve në fermë dhe shitje.