Eurolona ka filluar aktivitetin e agrobiznesit pas vitit 2000 me rreth 15 krerë lopë qumështore dhe dy të punësuar dhe me pak mjete dhe mekanizëm bujqësor. Kurse aktualisht ka mbi 200 krerë gjedhe, me lopë qumështore rreth 120 krerë, rreth 40 mëshqerra, dhe 40 viça të racave cilësore qumështore.
Në kuadër të kompanisë tonë kemi edhe fermën e pulave vojse me kapacitet prej 6300 pulave.
Eurolona me privatizimin e ish-fermës së gjedheve në Miradi të Eperme dhe në kuadër të së cilës është edhe toka bujqësore ka arritur synimin e saj për një ardhme të qëndrueshme të kësaj veprimtarie. Gjithashtu duke investuar në mekanizmin e nevojshëm bujqësor me qëllim të rritjes të efikasitetit dhe cilësisë.
Çdo vit mbjell kultura të ndryshme bujqësore në rreth 400 – 500 hektarë tokë, për nevojat e fermës dhe për shitje.
Zhvillimi i vazhdueshëm i kompanisë ka rezultuar me rritjen e numrit të punësuarve dhe sot Eurolona ka mbi 35 punëtorë të rregullt dhe dhjetëra të punësuar sezonal.