Prodhimtaria dhe shërbimet cilësore nga kompania Eurolona sigurohen nga 35 të punësuar, të kualifikuar dhe përvojë të gjatë në këtë fushëveprimtari. Cilësia dhe siguria e produkteve tona është e certifikuar me standardet me të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, HACCP dhe ISO 9001:2008.
Duke u mbështetur në strategjinë e zhvillimit të kompanisë, në përputhje me rendësin e zhvillimit të këtij sektori kemi gjetur përkrahje edhe nga MBPZHR dhe donatorët si Komisioni Europian, USAID, dhe konsulentë vendor dhe ndërkombëtar.