Eurolona si aktivitet biznesi ka edhe tregtimin dhe shitjen e kafshëve dhe kulturave bujqësore.
Eurolona është importues i mëshqerrave barrëse të racave cilësore me prodhimtari të lartë të qumështit nga disa vende të Bashkimit Europian si: Gjermania, Çekia, Zvicra, Austria, Slovenia, Holanda etj., për nevoja të fermës Eurolona dhe furnizim të fermerëve Kosovar.
Po ashtu aktivitet i rëndësishëm në kompaninë tonë është prodhimi dhe tregtimi i kulturave bujqësore me fokus të veçantë në prodhimin e ushqimit dhe drithërave si: grurë, misër, elb, tërshërë, luledielli etj., për plotësimin e nevojave për ushqim të kafshëve në fermë dhe shitje.